Eurovizioni s’kishte si të ishte më i bukur se sivjet, ndërsa tre shtete finaliste përfaqësohen nga këngëtarë shqiptarë.
Por ajo që ka bërë kësaj here Ermal Meta, ka prekur të gjithë zemrat e shqiptarëve në mbarë botën.
Me anë të një postimi në Twitter, Meta është shfaqur në krah të Eleni Foureira, të dy të buzëqeshur me një diçiturë krejtësit të veçantë: “Shqiptarë”.
Padyshim që kjo ishte dhurata më e bukur që mund të merrnim nga festivali europian i këngës, që pas kalimit në finale të Eugent Bushpepës.
Këngëtarët Eleni Foureira, Ermal Meta dhe Eugent Bushpepa respektivisht përfaqësojnë Qipron, Italinë dhe Shqipëinë në finalen e Eurovizion, ndërkohë që të tre përfliten si pretendentët kryesorë për çmimin e madh.
E ku ka më bukur se të jesh shqiptar!