Evakuohet aeroporti në Gjermani, 50 të plagosur

Publikuar tek: bota, më 13:56 12-02-2017 Evakuohet aeroporti në Gjermani, 50 të plagosur

Aeroporti i Hamburgut në Gjermani është evakuar pas kontaminimit të ajrit nga një substancë të rrezikshme.

Mediat gjermane bëjnë me dije se mbi 50 persona kanë patur probleme me frymëmarrjen. Disa pasagjerë janë dërguar menjëherë në spital, në gjendje shumë të rëndë pasi janë bllokuar rrugët e frymëmarrjes.

 Shkak për çlirimin e substancave dyshohet të jetë rrjedhja në sistemin e kondicionimit. Shërbimet e emergjiencës kanë shkuar në vendngjarje dhe po kujdesen për pasagjerët të cilët vuajnë nga djegja e syve, kollitja dhe probleme me frymëmarrjen.

Alarmi u përhap pasi dyshohet për një sulm të mundshëm terrorist. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kapen 8 ton drogë në Venecia, Policia e Shqipërisë: Nu kemi as njerëz dhe as mjete të përfshira
Frank Walter Steinmeier zgjidhet President i Ri i Gjermanisë »
Article Logic
Execution time: 0.011085987091064
array(1) { ["section"]=> string(52) "evakuohet-aeroporti-ne-gjermani-50-te-plagosur-68495" }