Evidentoi mungesë përgjegjshmërie në tregje, PD i kthehet Lleshajt: Në vend të shfrysh duf ndaj shkodranëve, sill tampona

Publikuar tek: politike, më 14:07 06-04-2020 Evidentoi mungesë përgjegjshmërie në tregje, PD i kthehet Lleshajt: Në vend të shfrysh duf ndaj shkodranëve, sill tampona

Ish- deputetja e PD Izmira Ulqinaku, ka reaguar pas inspektimit të ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj në tregjet e Shkodrës, ku konstatoi shkelje të disa prej masave dhe mungesë përgjegjshmërie.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, ajo shprehet se vizita e Lleshajt sot, i vlen vetëm propagandës dhe jo Shkodrës.

Ulqinaku deklaron se Lleshaj në vend që të shfryjë duf ndaj shkodranëve, duhej të sjellë tamponë për shkak të rritjes së lartë të numrit të të infektuarve.

Kujtojmë që Shkodra ka pasur një rritje të frikshme të të infektuarve ditët e fundit, pasi sot numri it ë prekurve ka shkuar në 44.

Reagimi i plotë:

Ministri Lleshaj në intervisten e dhënë sot në Shkodër ka ofenduar qytetarët duke cilësuar: "Kanë mungesë përgjegjshmërie".

Në të vërtetë mungesë përgjegjshmërie në këtë situatë ka treguar vetëm Qeveria Rama, e cila nuk zbaton rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë: test, test dhe gjurmim të të infektuarve.

Shkodra është shembulli se si Qeveria sillet me shqiptarët.

Të vetmet deklarata që degjojmë janë ulërima për izolim e kërcënimet për burg.

E lanë në mëshirë të fatit, e braktisën qytetin tonë. Asnjë test!

Edhe në rastet e zbuluara asnjë gjurmim.

Pasi lejuan të hyjë Shkodra nën darët e Covid-19, tani bëhen të gjallë e vijnë e kakarisin si gjeli në grumbull të plehut.

Vizita e Lleshajt sot, i vlen vetëm propagandës e jo Shkodrës.

Shkodrës kur i duhej mbështetja nga Qeveria, e braktisen.

Tani, në vend që të shfryjë duf ndaj shkodranëve, do ishte e duhur të sillnin tamponë e të bënin qindra testime.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0093948841094971
array(1) { ["section"]=> string(125) "evidentoi-mungese-pergjegjshmerie-ne-tregje-pd-i-kthehet-lleshajt-ne-vend-te-shfrysh-duf-ndaj-shkodraneve-sill-tampona-201571" }