“Ex Nihilo” e hapur për publikun, e gjithë familja Rama në mbështetje të Gregut

Publikuar tek: kulture-art, më 21:05 05-03-2020 “Ex Nihilo” e hapur për publikun, e gjithë familja Rama në mbështetje të Gregut Familja Rama ne ekspoziten 'Ex Nihilo' te Gregut

Gregu, djali i kryeministrit Rama ka risjellë për publikun ekspozitën e tij të dytë të quajtur “Ex Nihilo”, në galerinë e Fakultetit të Arteve të Bukura (FAB).

Frymëzimi dhe ideja për këtë instalacion vjen nga abstrakti i asgjësë, pasi nga latinishtja “Ex Nihilo” do të thotë “nga asgjëja”. Ndërkohë, në ceremoninë e hapjes së ekspozitës shihet se e gjithë familja Rama ka qenë e pranishme, në mbështetje të Gregut, nga kryeministri, te bashkëshortja Linda Rama dhe vajza e saj Rea.

Instalacioni abstrakt i konceptuar me vetëm dy elementë: një fije bari dhe një bulëz uji trajtojnë në thelb gjërat që duken të thjeshta, por që ruajnë një rëndësi të veçantë. Fija e barit simbolizon jetën dhe energjinë, ndërsa bulëza e ujit qëndron mbi të është simbol i pastërtisë shpirtërore. Instalacioni për artistin vjen si një prekje e përditshmërisë sonë, ku harrojmë të shijojmë gjërat e thjeshta, por që kanë një rëndësi të madhe në jetë tonë.

Në çeljen e ekspozitës “Ex Nihilo” kanë marrë pjesë shumë personazhe të artit dhe personalitetet të jetës publike, ndërsa ajo do të qëndrojë e hapur në galerinë FAB deri më 15 mars.

Nga ekspozita "Ex Nihilo" e Greg Rames:
Screenshot_5_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy.jpgScreenshot_10_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy.jpgScreenshot_9_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy.jpgScreenshot_8_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy.jpgScreenshot_7_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy.jpgScreenshot_6_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nga anëtarët e Shqipërisë dhe Kosovës deri tek selia, Rexhep Qosja propozon Akademinë Mbarëkombëtare të Shkencave që duhet ta kemi
»
Article Logic
Execution time: 0.0083599090576172
array(1) { ["section"]=> string(83) "ex-nihilo-e-hapur-per-publikun-e-gjithe-familja-rama-ne-mbeshtetje-te-gregut-197548" }