F-16 TURKE rrëzon avionin e forcave ajrore armene, vdes piloti

Publikuar tek: aktualitet, më 15:53 29-09-2020 F-16 TURKE rrëzon avionin e forcave ajrore armene, vdes piloti Foto ilustruese

Një avion luftarak turk model F-16 ka rrëzuar një avion të forcave ajrore armene, raportojnë zyrtarët në Yerevan.

Incidenti sipas Ministrisë armene të Mbrojtjes ka ndodhur në hapësirën ajrore armene, ku F-16 turke ka qëlluar dhe rrëzuar avionin Su-25. Piloti armen ka humbur jetën.

Sulmi vjen vetëm pak orë pasi Turqia tha se do t’i ndihmojë Azerbajxhanit të shtypë agresionin armen, duke i ofruar ndihmë diplomatike dhe ushtarake.

Po gjatë ditës së sotme, autoritetet azere i quajtur si disinformacion raportimet se po ndihmohen nga ushtria turke.

Lufta është rindezur në rajonin Nagorno-Karabakh, i pretenduar nga të dyja shtetet, por që aktualisht ndodhet nën kontrollin e ushtrisë armene.

100 persona kanë vdekur deri tani, përfshi edhe civilë, nga konflikti që sot ka hyrë në ditën e tretë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012167930603027
array(1) { ["section"]=> string(68) "f-16-turke-rrezon-avionin-e-forcave-ajrore-armene-vdes-piloti-222121" }