Fabrika e kanabisit, policia britanike arreston 44-vjeçarin shqiptar (Foto-Emri)

Publikuar tek: bota, më 19:11 25-03-2019 Fabrika e kanabisit, policia britanike arreston 44-vjeçarin shqiptar (Foto-Emri) 44-vjeçari Bashkim Hajdari, i arrestuar nga policia britanike

44 vjeçari shqiptar, Bashkim Hajdari, u kap nga policia britanike ndërkohë që ky i fundit u përpoq që të largohej nga një fabrikë kanabisi në Cheltenham.

Gjykata angleze vendosi sot masën dënim me burg 20 muaj për Hajdarin.

Bashkim Hajdari raportohet se nuk kishte vendbanim fiks, ai u vendos në ‘radarët’ e policisë ku u dyshua se në dhomat ku ai qëndronte, ishin konvertuar për kultivimin e drogës së kategorisë B.

Prokurori Chris Smyth i tha gjykatësit Jason Taylor në Gjykatën e Cheltenham që  të dy burrat u përpoqën të iknin duke u hedhur mbi një gardh në pjesën e pasme të godinës. Një mashkull i panjohur u largua, por 44 vjeçari Hajdari, u arrit të arrestohej.

Gjykatësi i çështjes, Jason Taylor tha se ishte 'një operacion i sofistikuar i policisë, me rendiment të lartë potencial’.

Gjatë bastisjes nga ana e policisë, u zbulua se çdo dhomë ishte konvertuar në një hapësirë ​​për të rritur bimët e kanabisit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0061008930206299
array(1) { ["section"]=> string(84) "fabrika-e-kanabisit-policia-britanike-arreston-44-vjecarin-shqiptar-foto-emri-157854" }