Fabrika më e madhe e Nutellas shpërthen në flakë

Publikuar tek: bota, më 23:01 20-10-2020 Fabrika më e madhe e Nutellas shpërthen në flakë

Një zjarr masiv ka përfshirë fabrikën më të madhe të Nutellas në Francë mëngjesin e sotëm, 5 tetor 2020. 

Sipas asaj që raportojnë mediat vendase, nga fabrika e njohur si “Ferrero” në zonën Villers-Ecalles afër qytetit të Rouen në Rajonin e Seine-Maritime u dallua tym. Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrëfikëse u bë e mundur edhe vënia në kontroll e flakëve.  

"Falë veprimeve të vendosura nga ekipet e fabrikës dhe ndërhyrjes së zjarrfikësve, zjarri u vu shpejt nën kontroll. Pas të gjitha kontrolleve të nevojshme, të gjitha ekipet e Villers-Ecalles ishin në gjendje të rifillojnë aktivitetin e tyre normal dhe në siguri të plotë nga ora 7 e mëngjesit ", thuhet në njoftimin e zjarrëfikëseve.

Ende nuk bëhen të ditura dëmet materiale, por fatmirësisht nuk ka dëmë në njerëz. Fabrika e cila punëson rreth 500 persona është më e madhja në grupin prodhues Nutella (25% të prodhimit botëror) me një të tretën e prodhimit të destinuar për eksport dhe dy të tretat e destinuara për tregun francez.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kryeministri italian jep lajmin e mirë: Dozat e para të vaksinës anti-COVID do të jenë gati në fillim të dhjetorit
»
Article Logic
Execution time: 0.010070085525513
array(1) { ["section"]=> string(55) "fabrika-me-e-madhe-e-nutellas-shperthen-ne-flake-224506" }