Facebook censuron sërish Trump-in, i ‘zhduk’ reklamat me mbishkrimin ‘Voto Sot’ (ARSYEJA)

Publikuar tek: bota, më 19:50 28-10-2020 Facebook censuron sërish Trump-in, i ‘zhduk’ reklamat me mbishkrimin ‘Voto Sot’ (ARSYEJA) Foto Montazh

Vijon "lufta" mes rrjeteve sociale dhe presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.  

Këtë herë është gjiganti i komunikimit, Facebook, i cili ka bllokuar katër reklama në faqen e presidentit amerikan, ku në dy prej të cilave nënkuptonte se kishte ardhur data e zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

‘Voto Sot’ dhe ‘Dita e zgjedhjeve është sot’ shkruhej në reklamat e shpërndara nga Trump, por që morën reagimin e ‘Facebook’. Ky e fundit tha se i hoqi reklamat për shkak se shkel politikat e tij të reklamave, por nuk specifikoi se cilat nga politikat është thyer saktësisht.

Më 27 Tetor Facebook-u njoftoi ndalimin e çdo reklame politike në rrjet, dhe kjo për shkak të politikave të Facebookut për të mos ndërhyrë në preferencat e votuesve. 

Mediet amerikane bëjnë me dije se sa i përket reklamave të hequra nga faqja e presidentit, ato kishin më së shumti në shënjestër përdoruesit e rrjetit social në Xhorxhia, Florida dhe Arizona shtete me prirje për republikanët që demokratët shpresojnë t’i sfidojnë.

Gjiganti teknologjik ka sanksionuar tashmë një ndalim shtatë-ditor për çdo reklamë të re politike deri në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « COVID-19/ Gjermania izolohet për 4 javë, zbardhen kufizimet që duhet të zbatojnë qytetarët
Europa në kolaps, pas Gjermanisë dhe Franca futet në IZOLIM, Macron njofton masat e reja »
Article Logic
Execution time: 0.01016902923584
array(1) { ["section"]=> string(86) "facebook-censuron-serish-trump-i-zhduk-reklamat-me-mbishkrimin-voto-sot-arsyeja-225548" }