Facebook do publikojë të gjitha reklamat ruse pro-Trump

Publikuar tek: bota, më 21:28 21-09-2017 Facebook do publikojë të gjitha reklamat ruse pro-Trump

Facebook ka rënë dakort t’i japë hetuesve të kongresit amerikan të gjitha reklamat e paguara nga rusët për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës në SHBA.

"Pas një shqyrtimi të gjerë ligjor dhe politikash, sot ne po deklarojmë se do t'i ndajmë këto reklama edhe me hetuesit e kongresit," tha avokati i përgjithshëm i Facebook, Colin Stretch në një deklaratë për media.

"Ne besojmë se është shumë e rëndësishme që autoritetet qeveritare të kenë informacionin e nevojshëm për t’i dhënë publikut një vlerësim të plotë të asaj që ndodhi në zgjedhjet e vitit 2016."

Komitetet e inteligjencës në Senat dhe Dhoma e Përfaqësuesve po kryejnë hetime të ndara në lidhje ndërhyrjen e Rusisë në garën presidenciale të vitit 2016 në SHBA.

Dyshohet se të paktën 150 mijë dollarë me origjinë nga Rusia janë hedhur për 5,200 reklama në Facebook, me qëllim ndikimin në zgjedhjet presidenciale amerikane. /Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Policia arreston “shëruesin” e kancerit, zbulon taktin që përdorte
Rrëzohet një avion në Stamboll, 1 i vdekur e 4 të plagosur rëndë »
Article Logic
Execution time: 0.011296033859253
array(1) { ["section"]=> string(61) "facebook-do-publikoje-te-gjitha-reklamat-ruse-pro-trump-93213" }