Facebook do të fillojë të shfaqë ads edhe nëse ju keni një bllokues të tyre

Publikuar tek: bota, më 22:32 09-08-2016 Facebook do të fillojë të shfaqë ads edhe nëse ju keni një bllokues të tyre

Duket se Facebook ka bërë një hap prapa përsa i përket paraqitjes së reklamave në faqet e përduruesve. Ai do të fillojë ti shfaqë ato edhe nëse ju keni vendosur opsionin e bllokuesit të reklamave.

Në një blog post, sot Facebook tha që reklamat e tyre nuk janë aq shqetësuese dhe të mërzitshme, prandaj do ti shfaqë ato pavarësisht nëse përdoruesit përpiqen ti shmangin.

Facebook nuk mendon se reklamat e tij janë të mërzitshme.

Facebook do që të rrisë fitimet dhe kjo është një mënyrë mjaft e mirë për ta bërë këtë. Por si do të reagojnë përdoruesit? Bllokuesit e reklamave mund të eleminojnë reklama të caktuara në llogaritë e përdoruesve që zgjedhin ketë opsion pasi çdo reklamë ka një kod website dhe ata i referohen kodit për ta bllokuar atë.

Në përgjithësi kodi nuk ndryshohet prandaj bllokuesit e kanë të lehtë të monitorojnë reklamat e përzgjedhura, raporton Krokodili.al.

Ndërsa tani Facebook nuk do ti konsiderojë veprime të tilla dhe do ti shfaqë gjithsesi të gjitha reklamat.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032668113708496
array(1) { ["section"]=> string(81) "facebook-do-te-filloje-te-shfaqe-ads-edhe-nese-ju-keni-nje-bllokues-te-tyre-49273" }