Facebook fshehu lajmet e Republikanëve, Senati i kërkon shpjegime

Publikuar tek: bota, më 21:58 10-05-2016 Facebook fshehu lajmet e Republikanëve, Senati i kërkon shpjegime

Një prej Republikanëve më të rëndësishëm në Washington ka kërkuar shpjegime nga rrejti social më i madh në botë, Facebook, se si i përzgjedh lajmet që shfaqen në zonën “Trending”.

Kërkesa vjen pas disa deklaratave shokuese të ish-pjesëtarëve të stafit në Facebook, të cilët në anonimitet pretendojnë se Facebook ka shmangur në mënyrë të qëllimshme lajmet e agjencive mediatike të krahut të djathtë politik.

Komisioni i Tregëtisë i udhëhequr nga republikani John Thune nga Dakota e Jugut, i ka kërkuar Shefit të Facebook , Mark Zuckerberg, që t’i përgjigjet akuzave të bëra publike fillimisht në portalin “Gizmodo”.

Një punonjës i Facebook ka konfirmuar mbërritjen e letrës por është shprehur se nuk ka ende një përgjigje zyrtare.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02174711227417
array(1) { ["section"]=> string(70) "facebook-fshehu-lajmet-e-republikaneve-senati-i-kerkon-shpjegime-40078" }