Facebook fshin përgjithmonë tre miliardë llogari nga serveri

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 20:14 23-05-2019 Facebook fshin përgjithmonë tre miliardë llogari nga serveri

Rrjeti më i madh i komunikimit social Facebook ka njoftuar sot se ka fshirë mbi 3 miliardë llogari nga serveri, dy herë më shumë se gjashtë muajt e mëparshëm.

Në periudhën gjashtëmujore nga tetori në mars, kompania njofton se ka fshirë më shumë se periudhat e mëparshme, dhe të gjitha llogaritë fake ose me përmbajte raciste janë kapur nga inteligjenca artificiale.

Facebook njofton gjithashtu se për të rritur sigurinë e përdoruesve ka fshirë mbi 7 milionë postime apo statuse, të cilat përmbanin foto apo materiale të tjera dhe që shkelnin rregullat kundër gjuhës së urrejtjes apo përmbajtjeve pornografike.

'Ne kemi një përgjegjësi për t'i mbajtur njerëzit të sigurt në Facebook', tha CEO i Facebook Mark Zuckerberg, raporton USA Today.

Nga 3.4 miliardë llogaritë e fshira në periudhën gjashtëmujore nga tetori në mars, 1.2 miliardë erdhën gjatë tremujorit të katërt të 2018 dhe 2.2 miliardë gjatë tremujorit të parë të këtij viti (2019). Më shumë se 99 për qind e tyre ishin inaktive para se dikush ti raportonte ato në te kompania. Në periudhën prill-shtator të vitit të kaluar, Facebook bllokoi 1.5 miliardë llogari. /NEWSBOMB.AL

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023576021194458
array(1) { ["section"]=> string(67) "facebook-fshin-pergjithmone-tre-miliarde-llogari-nga-serveri-165470" }