Facebook i shpall luftë lajmeve të rreme, ja si do t’i identifikojë

Publikuar tek: bota, më 19:46 15-12-2016 Facebook i shpall luftë lajmeve të rreme, ja si do t’i identifikojë

Pas një debati të gjerë të përhapur muajt e fundit lidhur me lajmet e rreme, Facebook, që ka qenë në qendër të sulmeve për lejimin e përhapjes së tyre gjatë fushatës zgjedhore në SHBA, ka vendosur jo vetëm t’i luftojë, por tregon edhe mënyrën se si do arrijë t’i identifikojë ato.

Rrjeti social do të pyesë gazetarët nëse një lajm është i rremë dhe më pas do t’i kërkojë përdoruesve të mos e shpërndajnë atë, raporton Newsbomb.al.

Ja sesi do të funksionojë hap pas hapi:

  1. Facebook do t’i japë mundësinë përdoruesve që një lajm ta raportojnë si “lajm të rremë”, duke klikuar në një buton majtas-lart postimit. Do të përdorë gjithashtu programe për të identifikuar lajme të rreme.
  2. Nëse Facebook mendon se përdoruesit/programet kanë gjetur një lajm të rremë, do ia dërgojë atë një konsorciumi gazetarësh (nga ABC News, Politifact, FactCheck dhe Snopes) të cilët do të kontrollojnë lajmin, raporton newsbomb.al.
  3. Nëse gazetarët mendojnë se lajmi është fals, Facebook do ta shënojë si “të kontestuar nga palë të treta fakt-verifikuese."
  4. Ky shënim do të jetë i bashkangjitur me lajmin dhe Facebook do sigurohet që algoritmet e rrjetit social të mos e përhapin.
  5. Përdoruesve që duan ta shpërndajnë këtë lajm do t’iu shfaqet një tabelë që i pyet nëse vërtet duan ta shpërndajnë atë.
  6. Facebook thotë gjithashtu se do ta bëjë të vështirë që botuesit të përfitojnë nga lajmet e rreme.

qweq23tqwergsggnshot_1.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mes pasigurisë së lartë, nis evakuimi i civilëve nga Alepo (Video)
“Marijuana sintetike”, droga që po i kthen njerëzit në zombi (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.010807037353516
array(1) { ["section"]=> string(72) "facebook-i-shpall-lufte-lajmeve-te-rreme-ja-si-do-t-i-identifikoje-62778" }