Facebook i vendosur të ndalojë postimet që “peshkojnë” klikime

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 18:05 05-08-2016 Facebook i vendosur të ndalojë postimet që “peshkojnë” klikime

Rrjeti social më i madh në botë - dhe pa ndonjë konkurrencë për momentin - Facebook i ka shpallur luftë publikimeve me qëllim “peshkimin” e sa më shumë klikimeve (Clickbait).

Vetëm një muaj pas ndryshimeve në algoritëm, Facebook ka prezantuar ndryshime të reja ditën e djeshme në lidhje me shfaqjen e postimeve në kohështrirjen e përdoruesve.

Në një deklaratë për shtyp Facebook sqaron se është i vendosur të luftojë postimet me tituj të ndërtuar qëllimisht për të thithur sa më shumë klimike si për shembull “Nuk do ta besoni se kush aktore e famshme u pengua dhe ra...”.

Rrjeti social thotë se ka analizuar mijëra tituj lajmesh çorientues duke arritur të ndërtojë disa filtra të ngjashëm me ata që parandalojnë "spam"-in në e-maile, që do të luftojnë përhapjen e tyre në kohështrirje.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030423164367676
array(1) { ["section"]=> string(66) "facebook-i-vendosur-te-ndaloje-postimet-qe-peshkojne-klikime-48882" }