Facebook përjashton dhjetra personazhe të njohur dhe udhëheqës fetar

Publikuar tek: bota, më 19:28 02-05-2019 Facebook përjashton dhjetra personazhe të njohur dhe udhëheqës fetar

Facebook ka vendosur të plërjashtojë nga rrjeti social dhjetra aktivistë e gazetarë të njohur si mbështetës të “ekstremit të djathtë” si Alex Jones, Milo Yiannopoulos dhe Laura Loomer.

Sipas Facebook personat e përjashtuar kanë dhunuar rregullat e rrjetit social përmes gjuhës së urrejtjes dhe nxitjes së dhunës.

Mes të përjashtuarve është edhe udhëheqësi i njohur fetar Louis Farrakhan, i cili akuzohet për komente anti-semtie, si dhe Paul Nehlen një “nacionalist i bardhë” që kandidoi për Kongres në 2018-ën.

Paul Joseph Ëatson është një gazetar i njohur dhe blogger, i cili identifikohet nga mediat si konspiracionist. Rrjeti social ka vendosur t’i përjashtojë edhe nga Instagram.

Alex Jones, prezantues i “Info Wars”, i njohur si përkrahës i Donald Trum, është përjashtuar më parë nga Youtube, Tëitter dhe thuajse të gjitha rrjetet sociale, duke shkaktuar deplatformizimin e tij të plotë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010401964187622
array(1) { ["section"]=> string(75) "facebook-perjashton-dhjetra-personazhe-te-njohur-dhe-udheheqes-fetar-162736" }