Facebook po falimenton? Reagon Zuckerberg: Kemi bërë gabime

Publikuar tek: bota, më 07:39 22-03-2018 Facebook po falimenton? Reagon Zuckerberg: Kemi bërë gabime Mark Zuckerberg

Rrjeti më i madh social në botë, Facebook ditët e fundit po përballet me një skandal të madh që është përhapur me një shpejtësi të padeshifrueshme.

Pretendimet nga mediat amerikane dhe britanike se firma analitike 'Cambridge Analytica' u përpoq të ndikonte te vota e amerikanëve në zgjedhjet presidenciale në 2016, i shkaktuan Facebook një rënie të ndjeshme të bursës.

Mediat amerikane raportojnë se firma analitike londineze me anë të disa videove të postuara në Facebook është përpjekur të ndikojë në votat e amerikanëve. Por Facebook ka sqaruar se të dhënat fillimisht të dhënat i ishin dhënë një profesori të psikologjisë, i cili më pas ia ka shitur 'Cambridge Analytica'.

Sipas CNN, Facebook mbajti një takim me stafin ku është shpjeguar se çfarë e solli kompaninë deri në këtë gjendje. Sakaq, Mark Zuckerberg në profilin e tij pranoi se facebook ka bërë gabime, por që do t’i përmirësojë. “Facebook ka bërë gabime dhe ka ende shumë për të bërë për të përmirësuar shërbimin e tij. Ne kemi përgjegjësinë për të mbrojtur të dhënat tuaja dhe, nëse nuk do të mundemi ta bëjmë këtë, atëherë nuk e meritojmë t’iu shërbejmë.

Kam punuar këto ditë për të kuptuar saktësisht se çfarë ndodhi dhe sesi të sigurohem që kjo gjë të mos ndodhë më sërish. Lajmi i mirë është se veprimet më të rëndësishme për të parandaluar ripërsëritjen e kësaj gjëje, ne i kemi ndërmarrë vite më parë. Por, sigurisht që kemi bërë edhe disa gabime, ndaj kemi shumë për të bërë dhe duhet të përshkallëzojmë veprimet tona”, shkruan Zuckerberg në faqen e tij.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094311237335205
array(1) { ["section"]=> string(64) "facebook-po-falimenton-reagon-zuckerberg-kemi-bere-gabime-114079" }