Facebook prezanton kriptomonedhën 'Libra', çfarë është dhe si funksionon

Publikuar tek: bota, më 20:00 19-06-2019 Facebook prezanton kriptomonedhën 'Libra', çfarë është dhe si funksionon Kripto monedha e Facebook, 'Libra'

Gjatë muajit prill themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg deklaroi se njerëzit duhet të kenë mundësinë që të dërgojnë para me të njëtën lehtësi siç dërgojnë një foto.Tashmë kjo ide mesa duket po kthehet në realitet.

Zuckerberg ka bërë me dije me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook se është tashmë e konfirmuar se me ndihmën e 27 organizatave jo-qeveritare nga e gjithë bota do të lansojë monedhën e re dixhitale të emëruar si ‘Libra’.

Sipas themeluesit të Facebook, misioni i kësaj kriptovalute do të jetë krijimi i një infrastrukture më të thjeshtë financiare botërore.

‘Misioni i ‘Libra-s’ është të krijojë një infrastrukturë të thjeshtë financiare globale që fuqizon miliarda njerëz në mbarë botën. Është mundësuar nga teknologjia Blockchain dhe do të lansohet në vitin 2020’, ka njoftuar themeluesi i Facebook.

Zuckerberg ka deklaruar se ky shërbim do të jetë i disponueshëm në WhatsApp dhe Messenger.

‘Për të mundësuar këtë, Facebook gjithashtu po lanson një degë të pavarur të quajtur Calibra që do të ndërtojë shërbime që ju lejojnë të dërgoni, shpenzoni dhe të ruani kriptovalutën Libra, duke filluar me një portofol dixhital, i cili do të jetë i disponueshëm në WhatsApp dhe Messenger dhe si një aplikacion i pavarur në 2020-tën’, shpjegon në profilin e tij Zuckerberg.

Prej më shumë se një viti, kompania e Facebook ka punuar në një iniciativë të fshehtë me emrin e koduar ‘Project Libra’, për të ndërtuar një sistem pagash të bazuar në kriptovalutë.

Gjiganti i rrjetit social ka bërë marrëveshje me disa firma financiare dhe tregtare online pasi kërkon të tërheqë rreth një miliard dollarë investime dhe të kërkojë partnerë për të ndihmuar në lansimin e sistemit., transmeton newsbomb.al.

Facebook e pozicionon ‘Libra-n’ si një sistem financiar të lidhur me shërbimet e kompanisë përfshirë WhatsApp dhe Messenger.

Zuckerberg deklaroi se ‘Libra’ është për këdo. Kripto monedha globale do të bëjë të mundur që qarkullimi i parave në botë të jetë shumë më i lehtë dhe i lirë aq sa edhe dërgimi i një mesazhi në telefon.

Kritikat ndaj kripto monedhës ‘Libra’

Pas postimit të Zuckerberg për kripto monedhën ‘Libra’, kanë reaguar disa zyrtarë europianë, të cilët bëjnë apel për shqyrtimin e planit të Facebook duke ngritur shqetësime nëse ‘Project Libra’ është integruar me ligjet e aktiviteteve online në fuqi.

Sipas kompanisë mediatike dhe përpunimit të të dhënave, Bloomberg, ministri francez i Financave, Bruno Le Maire, ka deklaruar se ‘Libra’ nuk duhet të bëhet një monedhë sovrane. Le Maire bëri thirrje në Radio Europa 1 që zyrtarët e lartë të financave të G7-së të bëjnë një raport lidhur me planin e Facebook për kripto-monedhën ‘Libra’ muajin e ardhshëm, transmeton newsmbomb.al.

Një anëtar gjerman i Parlamentit Europian po ashtu shprehu shqetësimin në lidhje me kripto monedhën  duke thënë se njerëzimi mesa duket është përballë rrezikut që Facebook të shndërrohet në një ‘bankë hije’ dhe kompanitë nuk duhet të lejohen të operojnë në mënyrë të lirë kur prezantojnë monedha dixhitale në treg.

iiiiiiiiiiiiiiiii.jpg

Disa prej senatorëve në SHBA gjithashtu i kanë bërë thirrje kompanisë së Facebook që të ndalojë zhvillimin e kriptovalutës, si dhe ftoi drejtuesit e kompanisë për të dëshmuar para Kongresit.

Dëshmitë do të bëhen për shkak të shqetësimeve globale që lidhen me ndikimin në privatësinë dhe në sigurinë e të dhënave që mund të ketë kjo kripto monedhë, transmeton newsbomb.al.

Ligjvënësja demokrate, Maxine Waters si dhe ai republikan Patrick Mc Henry, kanë kërkuar gjithashtu një seancë të Komitetit për nismën e re të Facebook.

 

libra.jpg

Ekonomisti Nouriel Roubini

Ekonomisti amerikan dhe kritiku i Bitcoin, Nouriel Roubini, është deklaruar skeptik gjithashtu ndaj projektit të kripto monedhës Libra nga Facebook, duke e cilësuar si një përpjekje të Facebook për të monopolizuar sistemin e pagave të bazuar në kriptovalutë.

Sipas ekonomistit Roubini kripto monedha Libra është një tjetër teknikë fitimprurëse e Facebook.

Roubini argumenton se kripto-valuta e Facebook-ut u projektua vetëm për të rritur fitimet e gjigantit të medias sociale. ‘Libra’ është një monopol i sistemit të të pagave bazuar në kripto-valutë pasi Facebook ka akses nga miliarda përdorues të shpërndarë në të gjithë botën.

Ekonomisti amerikan ka parashikuar gjithashtu se ‘Libra’ do të gjenerojë të ardhura masive për gjigantin e mediave sociale. Ai pretendon se Facebook do të fitojë interes për bilancet e përdoruesve duke i investuar më pas ato në bonot e thesarit./Newsbomb.al

nouriel.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0068359375
array(1) { ["section"]=> string(76) "facebook-prezanton-kriptomonedhen-libra-cfare-eshte-dhe-si-funksionon-168901" }