Facebook u kërkon përdoruesve të ndajnë fotot e tyre më të turpshme, lakuriq në messenger, arsyeja befasuese

Publikuar tek: bota, më 20:21 08-11-2017 Facebook u kërkon përdoruesve të ndajnë fotot e tyre më të turpshme, lakuriq në messenger, arsyeja befasuese

Facebook po teston një metodë të re të diskutueshme për trajtimin e rritjes së të ashtuquajtërës pornografi hakmarrëse.

Rrjeti më i madh shoqëror në botë po u kërkon përdoruesve të ngarkojnë foto apo video të  zhveshur. Facebook është bashkuar me zyrën e Komisionerit të Sigurisë së qeverisë australiane në lidhje me iniciativën, e cila pretendon se do të lejojë viktimat e "abuzimit të imazhit" të ndërmarrin veprime.

"Ne shohim shumë skenarë ku ndoshta fotot ose videot janë marrë në mënyrë konsensuale në një pikë, por nuk ka pasur asnjë lloj pëlqimi për të dërguar imazhe apo video më gjerësisht", tha Komisioneri për Sigurinë në Internet, Julie Inman Grant.

"Ata nuk po ruajnë imazhin, ata po ruajnë lidhjen dhe përdorin inteligjencën artificiale dhe teknologjitë e tjera ne lidhje me foton", shpjegoi zonja Inman Grant.

Nëse dikush është një hacker ose një ish, atëherë përpiqet të ngarkojë imazhin në Facebook, Instagram ose Messenger në një akt hakmarrje pornografie, por gjurmët e gishtave digjitale do të njihen dhe do të pengojnë të ngarkohet.

Znj. Inman Grant shtoi se ishin siguruar masa mbrojtëse për të siguruar që fotot të mbetën të sigurta brenda Facebook.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Imazhi i çuditshëm i insekteve huton njerëzit në internet, mikroskopisti zbulon të vërtetën
Zhvilloi takime sekrete me izraelitët, Theresa May shkarkon Sekretaren për Zhvillim Ndërkombëtar »
Article Logic
Execution time: 0.010025978088379
array(1) { ["section"]=> string(112) "facebook-u-kerkon-perdoruesve-te-ndajne-fotot-e-tyre-me-te-turpshme-lakuriq-ne-messenger-arsyeja-befasuese-98861" }