Kreu i Federatës së Futbollit Kosovar, Fadil Vokrri ka deklaruar se Kosova dhe Shqipëria mund të krijojnë një ligë të përbashkët, por vetëm nëse këtë e lejon UEFA.
Sipas Vokrrit, për palën kosovare nuk është aspak problem kjo ide, por ccdo gjë mund të realizohet vetëm me lejen e institucionit eruopian të futbollit.
“Me leje të UEFA-s mund të rregullohet që dy shtetet ta bëjmë një ligë”, ka thënë mes tjerash Vokrri për emisionin “Republika”.