Pas prishjes së 2 objekteve ditën e djeshme Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka mbërritur sërish tek rrethrrotullimi i Grabianit për të shembur edhe objektin e fundit që kishte mbetur. Tek karburanti ka hasur edhe kundërshtimin e pronarit të ndërtesës, i cili me parë kërkonte paratë e shpronësimit dhe pastaj të vazhdohej puna.
Janë mbledhur shumë banorë që kanë kundërshtuar duke protestuar para objekit dhe brenda tij. U desh ndërhyrja e forcave të ndërhyrjes së shpejtë që objekti të boshatisej. Më pas punonjësit e IKMT-sët janë informuar se në depozitat karburantit janë rreth 6000 litra naftë dhe benzinë, gjë që bënë të pamundur shkatërrimin e pronës. Pronarit i është lënë një afat 24 orësh për të larguar karburantin dhe ditën e premte në orën 13:00 do të filloj prishja e objektit.