FAKE NEWS/ Lutfi Dervishi merr shembull Ramën me ErTv: Ja zgjidhja

Publikuar tek: politike, më 11:10 15-03-2019 FAKE NEWS/ Lutfi Dervishi merr shembull Ramën me ErTv: Ja zgjidhja Lutfi Dervishi- Edi Rama

Lutfi Dervishi, gazetar, moderator i emisionit “Përballë” në Radiotelevizionin publik shqiptar, si dhe ekspert i medias, në raportin e botuar nga AMA për situatën e “Fake News” në Shqipëri thotë se koha e sotme në media, ka ndryshim të madh nga media klasike, duke vënë në fokus edhe politikanët që i shërbejnë kësaj klime.

Dervishi, ka kujtuar në referatin e tij edhe kryeministrin Edi Rama dhe aktivizimin e tij në rrjetet sociale.

“Ndryshe nga koha e medias klasike ku fake news si mjet propaganda kalonte në filtrin mediatik, tashmë jetojmë në epokën ku lajmi dhe lajmësi, falë janë NJË. Në Shqipëri, kryeministri që është mjaft aktiv në rrjetet sociale përmes llogarisë së tij në twitter dhe facebook, ka hapur së fundimi edhe kanalin televiziv ERTV. Tendenca që liderët, institucionet dhe njerëzit e famshëm raportojnë për vetveten po kthehet në një rutinë. Rreziku është që lajmi i përcillet publikut pa asnjë mediator dhe media po humbet rolin kontrollues dhe verifikues dhe po kthehet në transmetues dhe shumëfishues të mesazhit pa marrë vetë asnjë lloj përgjegjësie” shkruan Dervishi në referatin e tij, raporton newsbomb.al.

Dervishi sugjeron se pavarësisht situatës kritike ka një zgjidhje për situatën e krijuar. “Zgjidhja duket më e thjeshtë sesa mendohet: rikthim te vlerat e gazetarisë dhe tek bazat e saj: objektiviteti, paanësia, profesionalizmi. E megjithatë edhe tek parimet bazë janë shtuar dilemat: të raportosh një çështje që prek të majtën dhe të djathtën ka kuptim të flasësh për objektivitet dhe përfshirjen e të dy palëve në debat, po a vlen e njëjta gjë kur në një anë ke një liberal dhe në anën tjetër një illiberal? A duhen raportuar të dy palët kur në një anë është një ekstremist dhe në anën tjetër është një i moderuar? Beteja me fake news nuk është e re. Propaganda më e mirë, thotë Benet , është e vërteta” shkruan Dervishi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0084748268127441
array(1) { ["section"]=> string(71) "fake-news-lutfi-dervishi-merr-shembull-ramen-me-ertv-ja-zgjidhja-156514" }