FAKT I RI/ Zbulohet Pasaporta e PETER HANDKE, fituesi i Nobelit që mbron MASAKRAT e Millosheviçit me kombësi JUGOSLLAVE

Publikuar tek: bota, më 09:24 07-11-2019 FAKT I RI/ Zbulohet Pasaporta e PETER HANDKE, fituesi i Nobelit që mbron MASAKRAT e Millosheviçit me kombësi JUGOSLLAVE Peter Handke

Pranvera e vitit 1999 ka qenë një kohë e ngjeshur për Peter Handke, shkrimtarin austriak kontroversal që fitoi çmimin Nobel në Letërsi muajin e kaluar, raporton newsbomb.al.

Handke, sikurse tashmë është e njohur ka mohuar nëpërmjet librave dhe shkrimeve të tij genocidin serb të myslimanëve të Bosnjës. Por kur SHBA dhe NATO filluan fushatën e bombardimeve kundër targetimeve serbe, në 25 mars, Handke udhëtoi drejt Beogradit për të shprehur mbështetjen e tij për vendin e izoluar dhe burrin e fortë sic e quante ai, Slobodan Millosheviç.

“Vendi im është në serbi nëse NATO kriminale bombardon” tha ai.

Fushata perëdimore zgjati 78 ditë me qëllim detyrimin e Millosheviçit të largonte ushtrinë nga Kosova dhe përfundoi në 9 qershor, raporton newsbomb.al.

Në 15 qershor 1999, më pak se një jave pasi u hap gjyqi për krime lufte, Handke mori një pasaportë jugosllave nga ambasada e Jugosllavisë në Vjenë. Nën ligjin që ishte në atë kohë në Jugosllavi, që konsistonte për dy republika, Serbia dhe Mali I zi, pasaportat nxirreshin vetëm për qytetarët jugosllave. Nuk shquhet nga faqet e kësaj pasaporte se kur e ka marrë Peter Handke shtetësinë jugosllave përkrah asaj austriake, pavarësisht se pasaporta e tij thotë Jugosllav nën termin “nacionalitet”, raporton newsbomb.al.

Pasaporta jugosllave e Handke është e rëndësishme në kundërshtimet që vijojnë ndërkombëtare rreth organizimit të Nobelit meqë I dhanë një mbrojtësi të genocidit çmimin e lartë. Handke dhe Komiteti i Nobelit insistojnë se librat dhe intervistat e tij për cështjet e Bosnjës kanë qenë në përgjithësi të ndershme. Por fakti, i pazbuluar deri tani, që Handke ka një pasaportë jugosllave do të jetë një indikator I ri për simpatitë apo besnikëritë e tij.

75233643_1356243911211475_6917205547884216320_n.jpg

Pasaporta e Peter Handke

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073208808898926
array(1) { ["section"]=> string(124) "fakt-i-ri-zbulohet-pasaporta-e-peter-handke-fituesi-i-nobelit-qe-mbron-masakrat-e-milloshevicit-me-kombesi-jugosllave-184994" }