FAKT/ Sot të gjithë u përlotën por e lamë jashtë Kuvendit Gertën, shikoni sa vota mori mirditorja kur kandidoi për deputete

Publikuar tek: aktualitet, më 19:28 30-09-2017 FAKT/ Sot të gjithë u përlotën por e lamë jashtë Kuvendit Gertën, shikoni sa vota mori mirditorja kur kandidoi për deputete

Gerta Loku vajza nga Mirdita ditën e sotme ka mbajtur një fjalim tepër emocionues nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, duke përlotur një pjesë të deputetëve në sallë, ndërsa më pas videoja e saj është kthyer virale në rrjet duke shkaktuar regime të forta nga aktorë të ndryshëm të shoqërisë. Mirëpo pas këtij fjalimi fshihet një tjetër e vërtetë që nuk e dinim për Gertën.

Të gjithë e njohin Gertën si vajza mirditore që ka studiuar për shkenca politike në universitetin prestigjoz të “La Sapienza-s” në Romë e specializuar për marrëdhënie ndërkombëtare, e cila më pas u  kthye dhe hapi një fermë me dhi. Newsbomb.al mëson se Gerta ka provuar të futet në politikë në vitin 2013, si kandidate e partisë Fryma e Re Demokratike për Mirditën, por ka rezultuar pa sukses.

Newsbomb.al mëson se Rigerta Loku nuk ka mundur të futet në Parlamentin e Shqipërisë si deputete për faktin se në 2013 ka arritur të marrë vetëm 280 vota. Në këtë garë ajo ka pasur kundër si PD ashtu dhe PS, ndërsa sot duartrokitjet për të në sallë pas fjalimit që mbajti si një vajzë e thjeshtë që përfaqësonte fshatin në seancën e fundit të punimeve në Parlamentin rural, vërshuan si asnjëherë më parë. Dokumenti i mëposhtëm i siguruar nga newsbomb.al tregon se Gerta  ka qenë kandidate për deputete, por nuk është përkrahur as nga populli e as partitë, ndërsa sot çuditërisht u kthye në qendër të vëmendjes.

Screenshot_2.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vjen lajmi i shumëpritur për shqiptarët që kanë punuar në Itali
Akuza shokuese: Gerta mirditorja që përloti gjithë shqiptarët, është një inskenim teatral i Ramës »
Article Logic
Execution time: 0.013698816299438
array(1) { ["section"]=> string(127) "fakt-sot-te-gjithe-u-perloten-por-e-lame-jashte-kuvendit-gerten-shikoni-sa-vota-mori-mirditorja-kur-kandidoi-per-deputete-94285" }