Faktet, Fiqiri Ismaili përpjekje në Vorë për të blerë votat me thasët e miellit

Publikuar tek: aktualitet, më 18:48 12-06-2015 Faktet, Fiqiri Ismaili përpjekje në Vorë për të blerë votat me thasët e miellit

Kandidati i PD-së për Bashkinë e Vorës, Fiqiri Ismaili po vazhdon tratativat e tij për të blerë votat në këmbim të thasëve me miell në Vorë. Këtë gjë e vërtetojnë faturat tatimore ku dallohet qartë se kompania “Agro Blend” në pronësi të kryebashkiakut të Vorës, Fiqiri Ismaili, i ka shituar rreth 25 kuintalë miell dikujt që nuk ka numër NIPT-i.

Por shitja në këto sasi mund të bëhet vetëm nga subjekte që tregtojnë mallra me shumicë dhe jo nga individë, ndaj faturat janë në shkelje me ligjin, pra të parregullta.

Në një tjetër faturë tatimore “Agro Blend” i shet 10 kuintal miell shtetasit Ajet Spaho dhe te subjekti blerës shkruhet se “nuk ka” duke e bërë edhe këtë faturë të parregullt.

Ajo çfarë bie në sy është çmimi tepër i ulët në krahasim me çmimin e tregut që Agro Blend i shet një individi i cili nuk ka ndonjë biznes (si furrë bukë) që mund të justifikojë sasinë sasinë e madhe të miellit.

23.4 lekë nga 159.7 lekë për Kg që është çmimi mesatar çka përkthehet në evazion fiskal.

Disa ditë më parë policia bllokoi sasi të mëdha mielli ku rezultuan shkeljet si më sipër.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përmbyset makina në rrugën Elbasan-Librazhd
Persekutoi Greta Koçin, ish-shoferi personal Verian Hysaj pretendonte se e kishte grua »
Article Logic
Execution time: 0.0118567943573
array(1) { ["section"]=> string(84) "faktet-fiqiri-ismaili-perpjekje-ne-vore-per-te-blere-votat-me-thaset-e-miellit-13408" }