Falen gjobat për kontributet shoqërore, përfitojnë 59.411 subjekte

Publikuar tek: ekonomi, më 17:16 11-03-2015 Falen gjobat për kontributet shoqërore, përfitojnë 59.411 subjekte

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, deklaroi të mërkurën, se qeveria miratoi projektligjin për faljen e gjobave të sigurimeve shoqërore.

“Ligji në fjalë fal në masën 80 % gjobat e gjeneruara si rezultat i mosdeklarimit brenda afatit tatimor të kontributit për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. Ky lehtësim ka vlerë nëse detyrimet paguhen brenda datës 30 prill 2015. Nga ky lehtësim përfitojnë 59 mijë e 411 subjekte”, deklaroi ministri Ahmetaj.

“Dua të rikujtoj që kemi falur gjobat elektorale, kemi hequr kamatëvonesat për energjinë për qytetarët dhe tani falim edhe një pjesë të konsiderueshme të gjobave për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Pra, kemi lehtësuar atë barrë të krijuar, qoftë dhe në përplasje në moment me kohën e pagesës apo me klauzolat e ligjit. Ky lehtësim është njëkohësisht edhe një sinjal i drejtpërdrejtë për detyrimin dhe domosdoshmërinë e formalizimit te ekonomisë ne vend”, tha ministri Ahmetaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.052634000778198
array(1) { ["section"]=> string(70) "falen-gjobat-per-kontributet-shoqerore-perfitojne-59-411-subjekte-5577" }