Falenderoi Palestinën për mosnjohjen e Kosovës, Vuçiç shkel një nga 16 pikat e marrëveshjes dypalëshe në SHBA

Publikuar tek: rajon, më 18:34 15-09-2020 Falenderoi Palestinën për mosnjohjen e Kosovës, Vuçiç shkel një nga 16 pikat e marrëveshjes dypalëshe në SHBA

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka shkelur një nga 16 pikat e marrëveshjes dypalëshe Kosovë-Serbi, e cila u firmos në Shtëpinë e Bardhë në SHBA, në prezencën e presidentit Donald Trump.

Vuçiç sot ka pritur ambasadorin palestinez në Beograd  dhe e ka falënderuar ndër të tjera për qëndrimin që mban Palestina për të mos njohur Kosovën.

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Mimoza Haradinaj- Stublla ka reaguar menjëherë duke theksuar se Vuçiç ka shkelur pikën 15 të marrëveshjes, që detyron Serbinë që për 1 vit të ndalë fushatën e mosnjohjes së Kosovës.

Për Haradinaj- Stubllën, Serbia mbetet një partner jo i besueshëm pasi me veprime shkatërruese po shkel një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Trump.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01090407371521
array(1) { ["section"]=> string(115) "falenderoi-palestinen-per-mosnjohjen-e-kosoves-vucic-shkel-nje-nga-16-pikat-e-marreveshjes-dypaleshe-ne-shba-220489" }