'Falenderoj socialistët dhe demokratët që nderuan tim atë', Rudina Hajdari sqaron edhe 'përçarjen e Shqipërisë': Pati shumë sulme ndaj meje në media

Publikuar tek: politike, më 13:16 12-09-2019 'Falenderoj socialistët dhe demokratët që nderuan tim atë', Rudina Hajdari sqaron edhe 'përçarjen e Shqipërisë': Pati shumë sulme ndaj meje në media Rudina Hajdari në Parlament

E ka nisur me emocione Rudina Hajdari fjalën e saj në Kuvend ditën e sotme. Deputetja ka falenderuar socialistët dhe demokratët të cilët morën pjesë sot në nderimet për babain e saj, në 21 vjetorin e vdekjes së liderit të dhjetorit.

"Dua të falenderoj edhe pjesëmarrës të PS, ju falenderoj nga zemra për nderimin që i bëtë sot tim eti. Më lejoni të falenderoj edhe të gjithë demokratë që morën pjesë në aktivitetet në nder të babait tim", tha Hajdari.

Më tej deputetja u ndal tek seanca mjaft e komentuar e javës së kaluar, kur kjo e fundit tha se 'do të përçanin Shqipërinë'.

"Më lejoni të ndalem tek seanca e kaluar që u prit me shumë sulme ndaj meje. Shpeshherë sulmet mediatike kanë si qëllim të zhvendosin vëmendjen. Ajo që më preku dhe më duhet të rrëfej u përmend fjala përçarje. Kjo fjalë nuk është e duhura. Ne duam të ringrejmë të djathtën shqiptare. Ju duhet të kuptoni që dashuria ime për këtë vend lidhet me kujtimin e tim eti. Nuk do zhgënjej popullin shqiptar dhe nuk dua ta përçaj atë", përfundoi Hajdari.   

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070869922637939
array(1) { ["section"]=> string(149) "falenderoj-socialistet-dhe-demokratet-qe-nderuan-tim-ate-rudina-hajdari-sqaron-edhe-percarjen-e-shqiperise-pati-shume-sulme-ndaj-meje-ne-media-178197" }