FALIMENTON GULF, "Ia fut" qytetarëve, 5 milion EURO TOLLONA nafte... Ja kush i blen disa pika

Publikuar tek: ekonomi, më 15:38 20-04-2018 FALIMENTON GULF, Kompania Gulf

Kompania Gulf Oil ka falimentuar. Qindra klientë kanë shkuar në pikat e karburantit të tregtimit me pakicë të kompanisë Gulf për t’u furnizuar me karburant përmes tollonave të parapaguar.

Sipas burimeve të newsbomb.al janë shitur rreth 5 milion EURO tollona dhe më pas është shpallur falimentimi duke ia punuar kështu hapur të gjithë blerësve shqiptarë të cilët nuk kanë mundur të furnizojnë dot automjetet në pikat e pakicës një pjesë e të cilave tashmë kanë “pronar” të ri.

Revista ekonomike “Monitor” bën me dije të paktën katër pika dy në Tiranë dhe dy në Durrës tashmë kanë kaluar tek Alpet e cila ka kryer procedurat ligjore dhe ka nënshkruar kontratat për to kurse një pjesë tjetër e pikave po negociohen me kompani të tjera.

“Në pikat e reja të Alpet ka pasur një dyndje të njerëzve që kanë tollona të Gulf dhe gjatë dy ditëve të fundit është dashur që stafi i kompanisë të sqarojë që jemi dy kompani krejt të ndryshme dhe normalisht nuk mund të bëjmë ne furnizimin për tollonat e kompanisë që ka pasur më herët pikën e karburantit. Kjo është një marrëdhënie që ata duhet ta zgjidhin me Gulf” thanë burime zyrtare pranë kompanisë.

Të njëjtët konfirmojnë për revistën ekonomike se vetë ish-stafi i Gulf që sot është në pikat Alpet ka pasur vështirësi në komunikim me përfaqësues të kompanisë.

Mbetet e paqartë sesa është sasia e karburantit që është shitur përmes tollonave dhe sesi do të veprohet me to. Referuar burimeve nga tregu kompania ka pasur një shitje masive të kësaj natyre sidomos gjatë javëve të fundit.

Pronarët e Gulf offshore, si u tkurr xhirroja e kompanisë, sipas Monitor

Kompania Gulf është pjesë e Sun Petroleum Albania regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit në shtator 2013 në pronësi të shtetasit izraelit Dory Grossman. Në shkurt 2014 ky i fundit ka shitur aksionet për 100 mijë lekë tek një kompani offshore, Universal Energy Group që është akoma e sot aksionerja e vetme. Kompania e shumicës është regjistruar si Sun Petroleum Albania Trading  në Qendrën Kombëtare të Biznesit  në 01.10.2013. Edhe në këtë rast aksioner i saj i vetëm deri në  2015 ka qenë izraeliti, Dory Grossman i cili më pas ka kaluar aksionet tek Universal Energy Group për një vlerë 4 milionë lekë.

Ecuria e treguesve financiarë për vitin 2017 për  Sun Petroleum Albania Trading nuk mund të jepet qartë për aq kohë sa nuk ka një bilanc të publikuar por referuar dy viteve paraardhës xhiroja e saj është tkurrur. Në vitin 2015 ajo regjistroi një xhiro 3.2 miliardë lekë kurse  në 2016 zbriti në 2 miliardë lekë, një rënie 38 për qind e xhiros.

Pakica nga ana tjetër për vitin 2015 ka regjistruar një xhiro 4.8 miliardë lekë, kurse në 2016 3.2 miliardë me një rënie 34 për qind

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025567054748535
array(1) { ["section"]=> string(93) "falimenton-gulf-ia-fut-qytetareve-5-milion-euro-tollona-nafte-ja-kush-i-blen-disa-pika-117631" }