Falsifikim të dokumenteve për lobim rus, BASHA shprehet për herë të parë për akuzat: Rrëzuam 90% të gënjeshtrës, lidhjet me rusët i ka…

Publikuar tek: aktualitet, më 18:36 08-11-2019 Falsifikim të dokumenteve për lobim rus, BASHA shprehet për herë të parë për akuzat: Rrëzuam 90% të gënjeshtrës, lidhjet me rusët i ka…

Lulzim Basha dha qëndrimin e tij për herë të parë në lidhje me akuzën që Prokuria e Tiranës ka ngritur ndaj tij për falsifikim të dokumenteve të pagesave të një lobimi të fshehtë rus.

Pas përfundimit të takimit me të rinjtë në Krujë, Basha thekson se pas rënies së akuzave për pastrim të parave, PD-ja do të luftojë deri në fund të rrëzojë dhe gënjeshtrën për pastrim të parave. Ndërkohë, ai ironizoi Ramën duke e quajtur ‘’vëllain e presidentit më të dashur të Putinit në Europë’’.

"Prokuroria është e përdorur nga Edi Rama dhe u detyrua të tërhiqej nga akuzat e dy viteve me radhë. Më akuzuan për pastrim parash. Tha që kishte dokumente për financimet ruse dhe u tërhoq me turp. E rëndësishme është të dalë e vërteta. E vetmja gjë që mund të them sot është se 90% e gënjeshtrës është çmontuar dhe 10% do i çmontojmë në gjykatë përmes të vërtetës. E vetmja gjë që më solli deri këtu është qëndresa për të vërtetën. Lidhjet me rusët i ka vëllai i presidentit më të dashur të Putinit në Europë", u shpreh Basha.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035176992416382
array(1) { ["section"]=> string(137) "falsifikim-te-dokumenteve-per-lobim-rus-basha-shprehet-per-here-te-pare-per-akuzat-rrezuam-90-te-genjeshtres-lidhjet-me-ruset-i-ka-185194" }