‘Falsifikimi i bregdetit’, Tare: Do të shikoni abuzime me më shumë se 23 ha

Publikuar tek: aktualitet, më 22:34 16-03-2018 ‘Falsifikimi i bregdetit’, Tare: Do të shikoni abuzime me më shumë se 23 ha

Rasti i përvetësimit të tokave në bregdetin e Lezhës është vetëm një pjesë e gjithë historikut të falsifikimit të bregdetit në Shqipëri.

Auron Tare, zv.kryetar i Këshillit Shkencor të UNESCO i ftuar në emisionin "Ekopolitikë" të Aurora Sulçes, thotë se histori të tilla kanë mbajtur larg investimet serioze në turizëm.

Tare paralajmëron se në të ardhmen do të shohim raste edhe më të rënda sesa Lezha.

Tare: Duke njohur problematikën e madhe të vijës bregdetare nuk do të më çudiste nëse do të ishte e vërteë. Duhet të presim zhvillimet e mëvonshme nëse do të jetë diçka faktike apo jo por nuk do të më çudiste nëse do të ishte e vërtetë.Përgjatë 27 viteve të fundit ka me qindra histori të tilla në zonën bregdetare. Ka kudo, edhe në lumenj, edhe në liqeni ku njerëzit shohin një mundësi për të përfituar. Shqipëria është ndoshta nga të vetmet vende mesdhetare që nuk ka investime serioze apo emra të njohur të hotelerive apo kompanive të mëdha turistike, ka një ngërç të madh arsyeja pse nuk i kemi. Mund të ketë dhe më shumë se 23 hektarë. Do të shohim në të ardhmen e shpejtë që do të ketë raste të tjera me më shumë se 23 hektarë.

Ndërsa Myrshit Vorbsi, anëtar i shoqatës ‘Pronësi me drejtësi’, problemin e sheh tek vetë ligji.

Vorbsi: Ndoshta që pamë sot ka pasur dhe më parë në Spille por gjithë vijën e bregut janë vënë re fenomene të tilla. E ka bazën tek ligji vetë, duke filluar nga 7501, duke vazhduar me 452. Në konceptin e ligjit ajo tokë e një territori të caktuar është vlerësuar më tepër si një pronë e komunitetit të atij vendi aty.Kur u bë ndarja nuk ekzistonte termi pronar apo ish pronar. I pari ligj për kthimin dhe kompensimin e tokës është vetëm ligji 7698 i '94 që është marrë vetëm me trojet dhe jo tokat bujqësore. Pronarët me legjislacion deri në fillimin e viteve 2000 kanë qenë të përjashtuar nga përfitimi i tokave bujqësore, pyjeve dhe kullotave. Ishin prona shtetërore, më tepër janë trajtuar si prona të grupit. Sipas ligjit duhet të ndaheshin vetëm toka arë, vreshtat, pemëtoret dhe ullishtet. Gjithë fondi tjetër i tokës nuk duhej ndarë. Pastaj ka ndodhur ajo që ka ndodhur.Është ndarë ranishte dhe pyje për tokë bujqësore.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksident në Tiranë, përplasen dy automjete
Media e majtë: Pritet arrestimi i Adriatik Llallës, sot padia penale me akuzën e rëndë »
Article Logic
Execution time: 0.010995149612427
array(1) { ["section"]=> string(78) "falsifikimi-i-bregdetit-tare-do-te-shikoni-abuzime-me-me-shume-se-23-ha-113524" }