Falsifikoi pasaportën me 2 mijë euro, arrestohet në Rinas i riu i shpallur në kërkim (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:27 17-01-2018 Falsifikoi pasaportën me 2 mijë euro, arrestohet në Rinas i riu i shpallur në kërkim (EMRI)

Policia Kufitare ndalon një person të shpallur në kërkim nga Policia Kosovare për "Vjedhje me dhunë".

Gjithashtu ky person qarkullonte me një pasaportë Shqiptare të falsifikuar.

Në Rinas, shërbimet e Policisë Kufitare  si dhe Specialistët për Hetimin e Krimit  në Komisariatin e Policisë Rinas, kanë  bërë ndalimin e shtetasit Kosovar të shpallur në kërkim nga Policia Kosovare, konkretisht: Astrit Th., 31 vjeç, lindur dhe  banues në Gjakovë.

Shtetasi i lartëpërmendur  ishte  kthyer në kategorinë deportiv nga autoritetet policore Zviceriane me motivin se kishte kaluar afatin e qëndrimit.

Ky shtetas dispononte si dokument identifikimi një pasaportë biometrike Shqiptare në emër të një shtetasi tjetër nga Shqipëria  por me fotografinë e tij, pasaportë që e kishte bërë në Shqipëri në vitin 2011, kundrejt shumës prej 2000 Euro.

Gjatë procedurave të intervistimit nuk ishte bindës në lidhje me gjeneralitetet e pasaportës  dhe pas verifikimeve të hollësishme rezultoi se ky shtetas ishte  nga Kosova dhe jo nga Shqipëria.

Pas verifikimit të gjeneraliteteve të sakta, rezultoi se ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, pasi Gjykata e Gjakovës e kishte dënuar në mungesë me  4 vite e 6 muaj burg për veprën penale "Vjedhje me dhunë" .

Nga ana jonë u procedua për veprën penale “Falsifikim i i vulave, stampave dhe i formularëve” , parashikuar nga neni  190 i Kodit Penal.

Shtetasi Astrit Th.,  u transferua në PKK Morinë tek autoritetet Kosovare për veprime të mëtejshme.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.23967313766479
array(1) { ["section"]=> string(95) "falsifikoi-pasaporten-me-2-mije-euro-arrestohet-ne-rinas-i-riu-i-shpallur-ne-kerkim-emri-106861" }