Arrestohet një person në Vlorë, pasi u kap duke drejtuar makinën me patentë të falsifikuar.
Policia ka arrestuar në flagrancë për veprën penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve” shtetasin: Arben Pajaj, 35 vjeç, banues në Vlorë.
Policia ka bërë arrestimin e tij në lagjen “Pavarësia”, pasi ky shtetas duke drejtuar automjetin tip Volksëagen me targë AA 089 NB, është kapur me leje drejtimi e cila pas hetimeve të policisë ka rezultuar e falsifikuar dhe se nuk është pajisur me lejen përkatëse të lëshuar nga institucionet shtetërore.