Falsifikonin detergjent me logon e “Ariel”, pranga dy personave në Tiranë (Video)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:15 25-11-2015 Falsifikonin detergjent me logon e “Ariel”, pranga dy personave në Tiranë (Video)

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona pas operacionit të kodar “Detergjenti” pas zbulimit të një baze ku falsifikohej detergjenti me logon e firmave të huaja.

Në prangat e policisë ka rënë shtetasi Vangjel Spiro, 46 vjeç dhe Blerim Abazaj, 44 vjeç. Arrestimi i këtyre personave u bë pasi nga ana e Seksionit për Krimin Ekonomik dhe

Financiar ne Drejtorinë Vendore të Policise Tiranë disponoheshin informacione dhe te dhëna në lidhje me veprimtarinë e kundraligjshme të këtyre personave në prodhimin e paligjshëm të mallrave industrial të detergjenteve. Mbi bazën e këtyre informacioneve nga ana e Policisë më datë 24.11.2015 është organizuar puna dhe këta shtetas janë kapur në flagrancë në garazhin e një pallati duke ambalazhuar detergjente të falsifikuar me logon “ARIEL” dhe me pas i tregtonin këto detergjente si origjinale.

 

Gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e Policisë janë sekuetsruar në cilësinë e provës materiale këto produkte dhe sende , tre fuçi 200 kg me detergjente, një sai detergjenti të ambalazhuar , një peshore elektronike, si edhe disa materiale për amballazhimin e produkteve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohen 3 persona në Vlorë, iu sekuestruan 128 kg kanabis dhe tre armë zjarri (Video)
Vlorë, tërmet në administratën e bashkisë, dorëhiqet nënkryetari dhe drejtori i shërbimeve publike »
Article Logic
Execution time: 0.011675834655762
array(1) { ["section"]=> string(82) "falsifikonin-detergjent-me-logon-e-ariel-pranga-dy-personave-ne-tirane-video-26236" }