Falsifikonin kartmonedha në disa pika karburanti, u vihen prangat dy të rinjve në Tiranë

Publikuar tek: aktualitet, më 14:28 22-01-2020 Falsifikonin kartmonedha në disa pika karburanti, u vihen prangat dy të rinjve në Tiranë

Arrestohen dy të rinj në Tiranë pasi akuzohen se falsifikonin kartmonedha në disa pika karburanti dhe më pas i përdornin ato.

 Në pranga kanë rënë dy 19 vjeçarët me ininciale përkatësisht U. M. dhe N. P të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë përdorur kartmonedhat false në disa pika karburanti dhe kioska.

Njoftimi i plotë i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë:

Tiranë - Finalizohet operacioni policor i koduar “Euro 2020”.

Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Goditet një rast i falsifikimit të monedhave, në pranga 2 të rinj.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale kartëmonedha të falsifikuara dhe aparate celular.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Euro 2020”, arrestoi në flagrancë shtetasit:

- U. M., 19 vjeç, banues në Tiranë;

- N. P., 19 vjeç, banues në Tiranë;

Këta dy shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kohë dhe në vende të ndryshme të kryeqytetit, kanë përdorur kartëmonedha false në disa pika karburanti dhe kioska.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy aparate celular dhe kartëmonedha të falsifikuara.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave", kryer në bashkëpunim.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.04169487953186
array(1) { ["section"]=> string(94) "falsifikonin-kartmonedha-ne-disa-pika-karburanti-u-vihen-prangat-dy-te-rinjve-ne-tirane-192831" }