Të paktën 2 persona kanë rënë në prangat e policisë së Fierit pasi akuzohen se kanë falsafikuar pasaporta dhe viza.
Burime zyrtare të polciisë bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit
-Noran Metushin, 34 vjeç, banues në fshatin Ngurës të Lushnjes
Halil Matjanin, 51 vjeç, banues në fshatin Matjan të Lushnjes
Shtetasi Metushi është dënuar nga Gjykata e Shkallës Parë Lushnje me 6 muaj burg për veprën penale “Fallsifikimi i letërnjoftimeve pasaportave ose vizave”.
Ndërkohë Halil Matjani është dënuar po me 6 muaj burg nga Gjykata e Apelit Vlorë për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.