Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për Falsifikim të dokumentave.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, bëjnë me dije se ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:-Klodian Caka, 31 vjeç, banues në lagjen 16 Prilli Fier.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin e datës 21.01.2017, e ka dënuar me 12 muaj burg, për veprën penale “Falsifikim i dokumentave”, parashikuar nga Neni 186 i Kodit Penal.