Është arrestuar Agjenti i Sigurimeve i një shoqërie private, filiali Dibër, i shpallur në kërkim për veprën "Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve".
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në D.V.P, Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Dibër, dhe shërbimet e Policisë Kufitare Bllatë, gjatë ditës së djeshme u kap shtetasi i shpallur në kërkim, Artur Tafa, 42 vjeç, banues në Peshkopi-Dibër.
Ky shtetas është shpallur në kërkim me datë 06.05.2017, pasi duke qenë me detyrë Agjent i Sigurimeve në një shoqëri private, filiali Dibër, dyshohet se ka falsifikuar 2 dokumenta kartona jeshil "police sigurimi".
Për këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër me vendim nr.36, ka caktuar masën e sigurisë 'Arrest në burg', për veprën penale "Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve", parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal.