Falsifikonte vula, arrestohet 46-vjeçari në Tiranë (DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:44 22-05-2019 Falsifikonte vula, arrestohet 46-vjeçari në Tiranë (DETAJE) Ilustruese

Policia e Tiranës ka arrestuar një 46-vjeçar i akuzuar për “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë A. R., 46 vjeç, banues në Tiranë. 46-vjeçari ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Tiranës ka vendosur për të, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

Sipas policisë ky shtetas, në bashkëpunim me disa të tjerë, të kapur dhe ndaluar më parë, ka siguruar të ardhura monetare nga ky aktivitet i paligjshëm.

Materialet në ngarkim të tij u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.099202156066895
array(1) { ["section"]=> string(63) "falsifikonte-vula-arrestohet-46-vjecari-ne-tirane-detaje-165254" }