Familja italiane humb rrugën gjatë natës në Mallakastër, si u ndihmuan nga policia dhe banorët e zonës

Publikuar tek: aktualitet, më 08:38 18-07-2019 Familja italiane humb rrugën gjatë natës në Mallakastër, si u ndihmuan nga policia dhe banorët e zonës Ilustruese

Policia e Mallakastrës dhe banorë të zonës së Rabijes u kanë ardhur në në ndihmë një familjeje italiane që kishte humbur rrugën.

Sipas bluve një familje italiane të cilët kishin ardhur për turizëm në Shqipëri, duke eksploruar vendin tonë kanë humbur rrugën gjatë natës dhe kanë kërkuar ndihmën e policisë.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër janë vënë në kërkim të turistëve dhe pas disa orë kërkimesh, turistët italian (burri, gruaja shtatzënë dhe 2 fëmijët) u gjetën në kushte të mira shëndetësore dhe momentalisht ndodhen në banesën e një banori të zonës i cili i mirëpriti ata në shtëpinë e tij.

Policia falenderon banorët e zonës për mikpritjen dhe ndihmën e dhënë në gjetjen e turistëve të huaj", cotohet në njoftimin e policisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019027948379517
array(1) { ["section"]=> string(108) "familja-italiane-humb-rrugen-gjate-nates-ne-mallakaster-si-u-ndihmuan-nga-policia-dhe-banoret-e-zones-172570" }