Familja mbretërore në rrezik, ISIS kërcënon princ George

Publikuar tek: bota, më 08:00 30-10-2017 Familja mbretërore në rrezik, ISIS kërcënon princ George

Ekstremistët mbështetës të ISIS kanë kërcënuar  se do të sulmojnë princin George në shkollën e tij në Londër, duke paralajmëruar se “Edhe familja mbretërore nuk do të mbetet pa u prekur”.

Ekstremistët dyshohet se postuan mesazhin së bashku me një foto të mbretit të ardhshëm duke hyrë në shkollën e tij Battersea në Telegram, një aplikacion i koduar i mesazheve.

Mesazhi përfshiu adresën e shkollës Battersea të Thomas-it , dhe në përshkrim kishin shkruar  se ‘shkolla fillon herët’.

Banorët që jetojnë pranë shkollës së princit Xhorxh, si dhe prindërit e nxënësve të tjerë, kishin ngritur shqetësime rreth sigurisë në Battersea të Thomas dhe jetën e fëmijve të tyre.

Një hetim nga Daily Star zbuloi mesazhet në Telegraph, të cilat spiunët britanikë tani po monitorojnë vazhdimisht për të parandaluar sulmet e mundshme të ISIS.

Vetëm katër ditë para se Xhorxhi të niste shkollën, një grua ka filmuar  veten duke ecur nëpër korridoret e shkollës e pakontrolluar, duke u shprehur e habitshme për mungesën e siguris që ekzistonte në atë shkollë, shkruan bota.al. Ndërkohë në shtator, një grua u arrestua në shkollë pasi u përpoq të hynte në të dy herë brenda 24 orëve. Shkolla private po punon me Komitetin e Mbrojtjes së të Drejtave të Mbretërisë dhe të Mbrojtjes Diplomatike të Metit në lidhje me të gjitha çështjet e sigurisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Franca në krizë nga mungesa e gjalpit
Pavarësia e Katalonjës, prokurori spanjoll lajmëron nisjen e hetimeve për udhëheqësit katalanas »
Article Logic
Execution time: 0.009850025177002
array(1) { ["section"]=> string(61) "familja-mbreterore-ne-rrezik-isis-kercenon-princ-george-97677" }