Për shumë është shqetësues ky imazh dhe për shumë të tjerë nuk sjell asgjë të re, sepse e shohin përditë në rrugë apo në autobus. Babai ecën për shtatë palë qejfe pa asnjë peshë mbi kurriz, dy fëmijët në mes, ndërkohë që bashkëshortja e tij mban në kurriz 3 çanta të rënda, dy të librave të fëmijëve dhe një të vetën.Ky rast që tregon për trajtimin e gruas shqiptare, ka indinjuar edhe aktorin e humorit Julian Deda. “Komentoni këtë foto...! A është burrni kjo...?! Unë them jo...!’’, shkruan Deda.