Familja shqiptare me fëmijë të sëmurë deportohet nga Islanda

Publikuar tek: bota, më 18:21 11-12-2015 Familja shqiptare me fëmijë të sëmurë deportohet nga Islanda

Një familje shqiptare me një fëmijë të vogël me probleme kronike shëndetësore nuk ka mundur të fitojë të drejtën e qëndrimit në Islandë, pavarësisht përkrahjes nga qytetarët vendas dhe politikanë.

Ata janë deportuar në mes të natës, bashkë me një familje tjetër shqiptare dhe tre shtetas maqedonas. Deportimi i tyre ka ngjallur reagime të shumta në Islandë, ku ndër të tjera është krijuar edhe një peticion për shkakrimin e ministrit të Brendshëm.

Fëmija i familjes shqiptare vuan nga një sëmundje e zemrës, dhe trajtimi i nevojshëm nuk mund t’i ofrohej në vendin tonë. Ata gjithashtu kishin thënë se shkak për azilin ishin edhe disa kërcënime me jetë që kishin marë.

“Më duket shumë e pardrejtë që qeveria e ka bërë këtë. Një fëmijë me sëmundje kronike nga një familje e bukur, është deportuar nga policia në mes të natës. Ata u përpoqën shumë për një jetë më të mirë. Krejtësisht të gatshëm për të punuar dhe qëndruar me ne. Pse i bëjnë ata këto gjëra? I shkëputën nga puna, shoqëria dhe shkolla sepse nuk i nxë “kutia” e kryeministirt?”, ka thënë i revoltuar deputeti social demokrat, Katrín Júlíusdóttir.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027160167694092
array(1) { ["section"]=> string(66) "familja-shqiptare-me-femije-te-semure-deportohet-nga-islanda-27538" }