“Familja Tot”, suksesi i një regjizoreje të re që mblodhi emrat e mëdhenj të teatrit, tregon dhe realitetin shqiptar

Publikuar tek: kulture-art, më 07:49 29-10-2016 “Familja Tot”, suksesi i një regjizoreje të re që mblodhi emrat e mëdhenj të teatrit, tregon dhe realitetin shqiptar Regjizorja Andia Xhunga dhe aktori Ndriçim Xhepa, para shfaqjes \"Familja Tot\" diten e djeshme

Me doza humori, në një sallë të mbushur plot me spektatorë, në javën e dytë të shfaqjes, dhe me prenotim edhe për javët në vazhdim, “Familja Tot” komedia që ka pushtuar Teatrin Kombëtar ka marrë vëmendjen e publikut dashamirës të Tiranës. 

Përmes batutave të skenarit, ka një performancë dukshëm të jashtëzakonshme të personazheve shumë të dashur për publikut, që pavarësisht kalimit të kohës, ruajnë madhështinë e tyre.

Emrat e aktorëve të njohur, i ka mbledhur në skenë një regjizore e re, që me këtë sprovë, ka marrë mbështetjen dhe duartrokitjet e zgjatura të publikut: Andia Xhunga.

E shkruar nga dramaturgu hungarez Istvan Orkeney në të intepretojnë  aktorët e njohur të skenës Bujar Asqeriu, Olta Daku, Ndricim Xhepa, Indrit Çobani, Adelina Muça, Sokol Angjeli, Suela Konjari, Vangjel Toce e Xhevahir Zeneli.

Regjizorja Andia Xhunga nuk e ka zgjedhur më kot këtë pjesë: eshtë arratia nga vendi i një pjese të madhe të rinisë, dhe në atë vend kanë mbetur vetëm më të moshuarit. Servilizmi, frika nga pushteti, mënyra sesi mund të marrësh mbështetje nëpërmjet servilizmit, janë disa tipare që nuk janë të panjohura edhe në shoqërinë shqiptare.

Ndoshta për këtë arsye, Xhunga ka preferuar të zgjedhë Familja Tot, të Orkeney që ka fituar edhe “Grand Prize for Black Humor” në Francë…

tot1 copy

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028693914413452
array(1) { ["section"]=> string(118) "familja-tot-suksesi-i-nje-regjizoreje-te-re-qe-mblodhi-emrat-e-medhenj-te-teatrit-tregon-dhe-realitetin-shqiptar-57740" }