Familjarët e 16-vjeçares shqiptare që vdiq pranë Kishës shkojnë në vendngjarje, i ati ulëret dhe puth tokën (VIDEO)

Publikuar tek: rajon, më 17:54 17-07-2020 Familjarët e 16-vjeçares shqiptare që vdiq pranë Kishës shkojnë në vendngjarje, i ati ulëret dhe puth tokën (VIDEO) Familja e Maria Hysenit në vendin e ngjarjes

Ngjarja e rëndë e vdekjes së 16-vjeçares Maria Hyseni në Trikala të Greqisë ka tonditur mbarë opinion publik.

Sot u publikua edhe raporti i mjekësisë ligjore, ku shkak i vdekjes përcaktohej rënia nga lartësia, si pasojë e reja kishte dëmtuar kafkën dhe gjoksin.

Ndërkaq familja e Marias nuk mendon që vajza ka vrarë veten dhe kërkon që të hetohet dhe drejtësia të vihet në vend. Ata kanë shkuar sot në vendin e ngjarjes, ndërkohë që mediat greke kanë filmuar momente të dhimbshme.

Në video shihet famlija dhe i ati që qan e ulëret teksa puth tokën, vendin ku u gjet e vdekur 16-vjeçarja.

Prindërit këmbëngulin se është e pamundur që vajza të ngjitet në skelat e çatisë e kishës, teksa ndërtesa ndodhet në rikonstruksion. Ata gjithashtu raportuan se kishte gjak në pjesën e pasme të tempullit e cila ishte larë, duke pretenduar se kanë fotografi që e vërtetojnë atë.

Lexo edhe: 'Lëndime në kafkë dhe gjoks', zbardhet raporti i mjekësisë ligjore, ja pse vdiq 16-vjeçarja shqiptare në Greqi

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vetë u infektua ndërsa babai i vdiq nga Covid-19, rrëqeth doktoreshë Tokjana: S'ja fal dot vetes, jam e dështuar...
4 ditë në Hagë, Thaçi pritet në Morinë me flamuj kombëtarë dhe të UÇK-së (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.013916969299316
array(1) { ["section"]=> string(111) "familjaret-e-16-vjecares-se-vdekur-prane-kishes-shkojne-ne-vendngjarje-i-ati-uleret-dhe-puth-token-video-214125" }