“Fan zone” do të jenë të sigurta, kryeministri francez qetëson tifozat për “Euro 2016”

Publikuar tek: bota, më 18:34 28-03-2016 “Fan zone” do të jenë të sigurta, kryeministri francez qetëson tifozat për “Euro 2016”

Kryeministri francez, Manuel Valls, deklaroi se pavarësisht sulmeve që ndodhën në Francë vitin e kaluar dhe ato të sivjetme në Bruksel, po vazhdojnë përgatitjet për mbajtjen e Kampionatin Evropian të Futbollit.

Duke folur në televizionin shtetëror të Francës, Valls tha se “përgjigja më e mirë për terroristët përskaj masave të sigurisë është jeta”.

"Terroristët dëshiruan të shkatërrojnë jetët. Evropiani do të duhet të mbahet, dhe do të mbahet”, theksoi kryeministri francez.

Meqë Evropa kohëve të fundit po përballet me sulme terroriste, në rritje është edhe shqetësimi se "EURO 2016" në Francë i cili do të mbahet mes datave 10 qershor - 10 korrik mund të jetë cak i sulmeve, sidomos në të ashtuquajturat “fan zona” ku tifozët të tubuar në sheshe mund të shohin ndeshjet në ekrane gjigande.

Valls tha se pret praninë e rreth shtatë deri tetë milionë shikuesve të zonat e hapura të cilat siç tha do të sigurohen në mënyrë shtesë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.039820909500122
array(1) { ["section"]=> string(87) "fan-zone-do-te-jene-te-sigurta-kryeministri-francez-qeteson-tifozat-per-euro-2016-36239" }