Fansat e kritikojnë se shtiret për jetë luksi, aktorja pret urbanin dhe iu tregon se nuk ka dashnor me X6

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 17:57 20-09-2016 Fansat e kritikojnë se shtiret për jetë luksi, aktorja pret urbanin dhe iu tregon se nuk ka dashnor me X6

Aktorja e 2XL, Eliona Pitarka duket se është revoltuar keq nga fansat e saj të cilët e kritikojnë se shtiret se po bën jetë luksi.

Nëpërmjetë një postimi në rrjetet sociale Pitarka I’u drejtohet fansave dhe tregon se nuk ka postuar ndonjëherë foto me rroba të shtrenjta dhe as me pushime luksoze.

Ajo tregon se është rritur në një familje me ekonomi mesatare dhe se prej tyre ka mësuar se e rëndësishme është të kesh dinjitet dhe respect për veten.

“Doja te beja nje sqarim per disa mesazhe qe me kane ardhur ketu ne Instagram qe me kane habitur dhe bere shume pershtypje.

Mesazhe te tipit ' Pse hiqesh sikur ben jete luksoze' Me falni po kur e kam bere kete gje ?

Ne cilin nga postimet e mia ketu ne Instagram e kam treguar kete gje ?

Nuk kam postuar ndonjehere foto te rrobave dhe cmimeve te shtrenjta ( se si kam ) Perkundrazi nje nga postimet e mia ka qene ku kam treguar qe kam blere nje fustan me ulje 9 mije lek te vjetra!

Gjate gjithe veres nuk kam asnje postim duke bere pushime ne Dubai ose nga Folie Marine duke u lag me shampanje e as nga ballkoni i hotelit Santa Quaranta ne Sarande !

Jam rritur nga nje familje me ekonomi mesatare ku gjeja me e rendesishme qe me kane mesuar eshte dinjiteti dhe respekti per veten!

Ps: Po ketu jam ne nje stacion autobusi , ku edhe mund te me shikoni ose takoni ndonjehere ,se fatkeqesisht nuk kam dashnor me x6 qe te me shetisi neper Tirane! Peace and love ” shkruan Pitarka.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029659032821655
array(1) { ["section"]=> string(110) "fansat-e-kritikojne-se-shtiret-per-jete-luksi-aktorja-pret-urbanin-dhe-iu-tregon-se-nuk-ka-dashnor-me-x6-53532" }