Fansi i kërkon leje për të bërë portretin e saj tatuazh, moderatorja i jep përgjigjen epike

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 21:59 12-01-2021 Fansi i kërkon leje për të bërë portretin e saj tatuazh, moderatorja i jep përgjigjen epike

Nevina Shtylla është një nga moderatoret më të dashura për publikun shqiptarë.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale ku shpesh ndan me ndjekësit foto nga përditshmëria e saj, por dhe jeta profesionale.

Ditën e sotme moderatorja ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në Instagram. Një fans i ka kërkuar leje Nevinës që të bëj tatuazh portretin e saj.

Moderatorja i ka kthyer përgjigje fansit/es duke thënë se kjo i është dukur gjithmonë një ide e frikshme dhe se nuk do të preferonte që të bënin diçka të tillë për të.

“Kam vendosur të bëj portretin tënd tattoo më jep leje,” shkruan fansja.

 “Ti bëj ç’të duash ëëë se njerëz të lirë jemi. Po më mirë hap Instagramin e më shih çdo ditë këtu se sa të shohësh veten në pasqyrë e të të dal prapë unë. Këtu e ke në dorë, po të erdha në majë të hundës një ditë, më bëj edhe block fare. Kjo ide më është dukur gjithnjë shumë e frikshme”, është përgjigjur moderatorja.

Screenshot_21.pngScreenshot_22.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Getinjo përfundon në spital, çfarë i ndodhi reperit
»
Article Logic
Execution time: 0.012109041213989
array(1) { ["section"]=> string(97) "fansi-i-kerkon-leje-per-te-bere-portretin-e-saj-tatuazh-moderatorja-i-jep-pergjigjen-epike-234751" }