Fansja befason Saimir Tahirin në Gjykatën e Apelit, stampon foton e tij në bluzë dhe i shkruan emrin në maskë (Të gjithë brohorasin ‘ministri kampion'-FOTO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:33 11-06-2020 Fansja befason Saimir Tahirin në Gjykatën e Apelit, stampon foton e tij në bluzë dhe i shkruan emrin në maskë (Të gjithë brohorasin ‘ministri kampion'-FOTO) Zonja qe surprizon Tahirin

Ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri teksa ka shkuar të marrë pjesë në seancën e tij gjyqësore, është përballur me një surprizë nga një “fanse” e tij, e cila e ka pritur në ambientet e Gjykatës së Posaçme të Apelit.

Siç shihet dhe nga fotot, zonja ka veshur një bluze në të cilën ka stampuar foton e saj së bashku me ish ministrin e Brendshëm, krahas të cilës ka shkruar “Gjigandi Saimir Tahiri”.

Sakaq shihet se zonja ka vënë edhe një maksë mbrojtëse të personalizuar, të cilës i ka vënë emrin e Tahirit.

Mësohet se ajo ka qenë e pranishme edhe në seanca të tjera të ish-ministrit, për ta mbështetur.

Ndërsa sot, burime pranë Gjykatës tregojnë se në momentin që ka shkuar Tahiri, ajo së bashkë me disa persona të tjerë, njëzëri e kanë quajtur atë “ministri kampion”.

102953743_257491845514338_7411105471644938508_n.jpg

 Screenshot_4.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093328952789307
array(1) { ["section"]=> string(158) "fansja-befason-saimir-tahirin-ne-gjykaten-e-apelit-stampon-foton-e-tij-ne-bluze-dhe-i-shkruan-emrin-ne-maske-te-gjithe-brohorasin-ministri-kampion-foto-209896" }