Fansja i tregoi se i është djegur shtëpia, Bebe Rexha bën gjestin e papritur

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 11:54 16-01-2021 Fansja i tregoi se i është djegur shtëpia, Bebe Rexha bën gjestin e papritur

Bebe Rexha është një nga këngëtaret më të dashura dhe shumë e famshme në të gjithë botën.

Ajo ka rritur majat me sukeset e saj në projektet muzikore.

Këngëtarja ka treguar se e vlerëson pafund mbështetjen nga fansat e saj, me të cilët mundohet të jetë sa më e afërt.

Së fundmi ajo është prekur nga një fanse e cila, me anë të nëj postimi është shprehur se i është djegur shtëpia dhe bashkë me të  edhe disku i këngëve “All of my fault”, një mini album me disa këngë të famshme të Rexhës.

Këngëtarja sapo ka parë këtë disk ka reaguar duke thënë se ka ende disa disqe “AYF (All of my fault)” në shtëpinë e saj, dhe do t’ia dërgojë një të ri të firmosur.

“Bebe të lutem lexoje këtë, të lutem. Shtëpia ime u dogj këtë të hënë dhe jam e shkatërruar, kam humbur gjithçka dhe kam humbur diskun tim AYF. Unë jam aq e trishtuar, sepse ishte i preferuari im, me të vërtetë”, ka qenë mesazhi i shkruar nga fansja.

Bebe Rexha i është përgjigjur: “O Zot i madh. Unë mendoj se kam një disk AYF në shtëpinë time. Më lër të të dërgoj një. Dhe unë do ta nënshkruaj atë. Më vjen shumë keq për atë që ka ndodhur”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Genta Ismajli ‘detyron’ bashkëshortin turk të bëjë tatuazhin që s’na e kishte marrë mendja (FOTO)
»
Article Logic
Execution time: 0.013037919998169
array(1) { ["section"]=> string(82) "fansja-i-tregoi-se-i-eshte-djegur-shtepia-bebe-rexha-ben-gjestin-e-papritur-235222" }