90 vjeçari Thanas Dhespo nga Tirana dhuron gjithë dëmshpërblimin e tij si i përndjekur për të rregulluar pallatin ku banonte.
Këtë e ka bërë të ditur kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili e ka publikuar rastin e tij. I moshuari bashkë me të shoqen kanë mbjellë gjithashtu dhe një pemë në Tiranë.
“Thanas Dhespo - mbi 90 vjeç - dhuroi gjithë dëmshpërblimin e tij si i përndjekur për të rregulluar gjithë pallatin ku banonte në ndihmë të komunitetit te Njësia nr. 5 . Sot, e shoqja, Nica Dhespo i plotësoi dëshirën që të mbillte një pemë! Dashuria për Tiranën nuk njeh moshë”, shkruan Veliaj.